Nji pvetje e çuditshëme

Prindt tu m’a pvetne mu mendimin,
Se ç’thâm pr’atê, qi ty t’kerkoj,
E qysh at dit m’a shtun idhnimin,
Ç’ather dashtniën po e dyshoj.

E un i mjeri ç’ka t’i thoshe?
Dashtniën nuk mujshe n’shesh t’a qes!
Shpesh her dhe un me i pvetun doshe:
«Po un, po un si qysh do t’mbës?!»

Po, qysh at dit qi mu m’kan pvetun,
Jam dit e nat në nji kujtim,
E shpresen faret m’a kan tretun,
Sa jam kah t’du, por plot dyshim.

Dy vjet qi zêmra ty t’fitovi,
Por naltësisht të dashunon,
Kaq sa si tjert kurr ty s’t’kërkovi,
Nonse m’nji ty âsht kah t’dishron.

Pjesa e radhës
Lakmië