Ju me mall të dy po rrini,
Tuj kuvênd dashtnië nër ju,
Sa lakmië në mu po shtini,
Kah po shof, qi s’kam kê du.
Syt përmallshëm ju i lshoni,
Se dashtniën e paskni t’thell,
E me t’puthnat ju m’kujtoni
At dashtnië, qi mu m’kje vjedh.
Ju me mall të dy po rrini,
Tuj kuvênd dashtnië nër ju,
Sa lakmië në mu po shtini,
Kah po shof, qi s’kam kê du.
Syt përmallshëm ju i lshoni,
Se dashtniën e paskni t’thell,
E me t’puthnat ju m’kujtoni
At dashtnië, qi mu m’kje vjedh.