Nji vjollc n’livadh po rrin si e mjer,
Me kry të mshehun n’bar të bler;
Kjo ish nji vjollç e dashtun!
Kur qe, po vjen nji blegtoresh,
Me hap të let, me buz tuj qesh,
E kângs j’a thot
Ajo t’gjith shênt e ver.
« T’ishe un nji kreatyr,
Mâ bukra lule ne natyr,
E jo nji vjollc e lânun!..
E n’dur të dashtna t’saja t’rri,
E mu t’me mbajn shterngu në gji
Njì t’katërt her,
Ajo t’gjith shënt e ver!»
Por blegtoresha andej ra,
E t’shkretën vjollc për pa e pa
Ajo me kâmb e shtrydhi —
« Për jetën t’ême s’kam kujdes,
S’ka gjâ - tha - q’un e mjera vdes!
Prej saj, prej saj…
Nên kâmb të saja vdes.»
Hil Mosi