Manushaqes

Ty të krioj natyra
Lule nder lule tjera …
T’gzosh sa të dal prêndvera
Ti me të bukrat ngjyra
Zemren dhe mu,
Shpirt qi të du.

Jeta e jetës s’ime
Je o moj manushaqe!
Shpirtin ti mu m’a knaqe,
Zemra m’u mbush n’shpresime,
Plot mallenjim,
Shpirti i im! —

Pjesa e radhës
Vojtja