Vjershës

Eni zâna të Tomorrit!
Eni mu ju me m’ndimu!
E kshtu deri n’gryk të vorrit,
Rrini shoqe ju me mu!

Mjaft e bukur âsht dashtnia,
Sa s’din goja m’e rrëfy,
E veç vetëm vjershësia
T’gjall m’a qet gjithmon nër sy.

Veç me ty un moj miksore
Muj me kndumun bukuriën,
E n’nji mnyr krejt përmallore,
Muj m’e kja edhe dashtniën.

Prej ksaj bot un kam me tretun,
Mbrênd n’nji vorr kam për t’pushu,
Veç ti vjersh ktu ke me mbetun;
Emnin t’êm me m’a kujtue!

Pjesa e radhës
Prêndverës