Prêndverës

(Mbas Fr. Schiller).

Mir s’ardhsh, prêndver e bukur,
Ti gzim i ksaj natyr!
Me t’kândshmet lulet t’uja,
Mir s’ardhsh, m’at t’qeshun ftyr!

Ah!—prap ti ne na dole,
E bukur plot dashtnië!..
E ne qi ty të pritme
Na mbushe plot knaqsië.

A thu prap vashen t’ême
Ti je kah e kujton?
Atje vasha më deshti,
E sot edhe me don!

Per vashen t’ême lule
T’u luta ty nji her—
E sot prap ty po t’lutem
M’ep rishtas, o prêndver!

Mir s’ardhsh, prêndver e bukur,
Ti gzim i ksaj natyr!
Me t’kândshmet lulet t’uja,
Mir s’ardhsh, m’at t’qeshun ftyr!

Pjesa e radhës
Karajfili e drandofilja