Mi ket shkrep gjymtyrt kam pshtetun,
Tash qi nata thell âsht shty;
Du me bâ nji gjum të qetun,
Kur qe mendja t’kujton ty.
M’gjan se m’kqyr me buz qeshore,
N’sy ti dukesh me pas kja:
Ec, ti m’thu, të kjo dashtnore,
Qi kaq mall po ka me t’pa!
Hapi syt me mujt me t’dukun,
M’nji veshtrim n’kllapië qi qes;
Ah, mjerisht ti mu m’je shdukun!—
Prap mi pushk un kryt e pshtes.
Bi me kto vegime t’shkreta,
Qi mêndimin t’êm kan mblu,
M’gjan se jam nër nett e qeta
Mi gjoks t’ândin tuj pushu.
Hil Mosi