Andromache
Hektor, ti do t’iksh prej t’dashtnes shoqe,
T’shkosh Aqilli, ku me durt t’pa-shoqe
Patrokliut aq njerz âsht tuj j’a grî?!
Kush mbas tashit fmiët ka per t’i msumun
N’t’hjedhun t’zhgjets e Zotat me adhrumun,
Kur i terrshmi Orkus [1] t’ket perpî?
Hektor
Gru e dashtun lêne sot vajtimin,
S’un atje në luft e kam mendimin,
Njikto dur Pergamon do t’a mprojn!
N’kjoft, s’un vdes per trull të Perendive,
Un nji êmen t’shëjt i lâ të mive,
E n’lumnië ky shpirti i êm do t’gzojn.
Andromache
Si? Per t’mbramen her yt gru dashtnore
Ndîn sot krizmen armve aq mizore,
Kshtu me ty dhe fara e Priamit shkon?
Ti do t’shkosh, ku dita bje n’harrime,
Ku n’shkretië Kocyti [2] bân vajtime…
N’Lethe [3] ty dashtnia tash t’mbaron.
Hektor
T’gjith ça mall në zêmer un kam mbjellun
N’lum të Lethes du un sot m’e hjedhun…
Mu dashtnia kurr nuk m’vdes!
Ndî! I lufts tek ndîhen hê kushtrimet!
Njeshma shpaten gru e len vajtimet,
Se dashtnia ême kurr nuk vdes!
Hil Mosi