Dishir

Ah kish t’mujshe
Me t’qafumun,
Me t’shtërngumun
Un në gji!

Shpesh dishroshe
Nên pêm t’blera,
Nja pak hera,
Me ty t’rri!

Kshtu na ndêjun
Mallëngjye,
M’e defrye
Kem dashtnjën;

Se mu m’iku
Djelmënia,
E dashtnia
Krejt po m’grîn!

Pjesa e radhës
Nji fshâmë dashtnore