Nji fshâmë dashtnore

Bashk të dy krejt njitun rrishim
Tuj kuvênd mi koh qi shkoj,
Edhe mallin aq e kishim,
Sa çdo fjal n’at ças pushoj—

Tash n’ket kohe do t’kje bashkimi,
Qi do t’lidhte mu e ty,
E mjaftoj i ziu kujtimi
Ne t’dy me na mallëngjy—

Na ather u përqafume—
Oh se ç’ças i knaqësiës!
Ka nji fshâm te dy e lshume,
Dhe do pika lot t’dashtniës.

N’dasht, se koha aq mizore
Se çdo lidhje na helmon!
Se nji fshâm e gjat dashtnore,
Helmin t’on e âmbëlson.

Pjesa e radhës
Asaj