Vegim dashtunije

M’u duk sikur me krah u mblova,
E fluturim t’ajo un shkova,
Ather, qi t’gjith ish kah po mête,
E kur ajo n’gjum t’âmbel flête;

Un shtratit t’saj si j’u hafrova,
E nji të puthun sa j’a lshova,
Ajo frigsumun shpejt u çue,
Tha: «Ik, se ty un nuk të due!»

Pjesa e radhës
Kânga e natës