Sa fillon m’u hapun qilli
Edhe dita me agu,
E me çil xên drandofilli,
Ty ather un t’kam kujtu,
Sa qi dielli duke ndritun
Gjithësiën aj e gjallon,
Gjithkunt rrexet tuj i qitun,
Ty, o shpirt ky shpirt t’kujton.
Kur t’gjith bota nis e zgjohet
E gjithkush po hîn n’veprim,
E nër pun të veta lshohet,
Dije, ty un t’kam n’kujtim.
Sa qi dielli t’ket prendumun
Edhe rrexe hâna lshon,
E bylbyli nis me kndumun,
Prap kjo zêmer ty t’kujton.
Hil Mosi