Un me gjith shpirt e du at zêmër,
Atê askush s’e don mâ shum;
Kaq sa n’kujtim e kam t’gjith kohen,
Edhe në ândër n’kjofsha n’gjum.
N’atê kjo zêmer krejt po shkrihet,
Se afër saj me kên dishron;
Gjithnji per tê kjo âsht kah digjet,
E si ç’mos kurr âsht kah e don,
Nonse ajo larg m’âsht largumun,
Nonse ajo mu m’âsht mergu,
Largu s’e kam jo pr’i kujtimit,
Por me gjith shpirt jam kah e du.
Nër vesh po m’gjan s’edhe un zânin
E saj aq t’âmbël p’e ndigjoj…
Mjerisht për s’largut tuj e dashtun,
Nuk jam aspak un kah gëzoj.
Hil Mosi