Pasje

Sot s’bën pare t’jesh i mirë,
T’jeshë krejt në qetësië
Humb ç’do shpres edhe e dëshirë,
Kur ti je në varfërië!

Një i humbur do të jeshë,
Kur i pasur ti nuk je;
Veç të holla kur të keshë,
Atëhër’ ç’të duash ti ke.

Dhe në ke një dashurore,
Mos pandeh që ty të dò;
Pa një pasje gjith’ e bore,
Ah…, a mos u helmò.

Pasje, pasje, kjo e shkretë,
Sa e dobët për njerzië;
Që të prish ç’do gjë në jetë,
Gjer më t’ëmblën dashurië!

Pjesa e radhës
Në mergim