Në mergim

Sa n’idhnim më shkon jetimi
Ktu n’mergim!
Shpejt te ti më ik mêndimi
Plot mallim.

Sa e madhe âsht dashtnia
Tash per ty!
Ty ç’do ças t’kam n’mênt e mia
Dhe ner sy.

Me dishire un per hera
Shkoj te ti;
Un pa ty, o shpirt dit t’mjera
Kam gjithnji.

Larg, pa ty këtu mergumun,
S’kam qetsië;
Ty ç’do ças m’nji tuj t’dishrumun
O dashtnië!

Pjesa e radhës
Dashtnië e aferme