S’gjindet fjal për m’e tregumun
Dashuniën qi na po shkojm,
Kur t’dy bashk jem tuj qillumun
Kry për kry kah kuvêndojm!
Fjalet dalin pa mendumun;
N’t’âmblen gjuh të dashuniës;
Sy e buz, të gjith përvlumun
Shfryjn ket zjarm të djelmëniës.
Kur nis fjala me pushumun,
Nisin syt m’u knaq nërmjet;
E nji t’qeshun i mallumun,
Flet dhe aj n’dashtnië të vet,
Kur xên t’kqyr’nit m’u paksumun,
Ndalet gazi — e mâ von
Na me t’puth’ na, si t’dishrumun
Rrim e shfryjm ket zjarmin t’on.
Hil Mosi