Larg

Heinrich Heine

Manch Bild vergessener Zeiten
Steigt auf aus seinem Grab,
Und zeigt, wie in deiner Nähe
Ich einst gelebet hab!

Heinrich Heine.

Sa m’mêrr malli tuj t’kujtumun,
S’gjêj as prehje, as gëzim!
Sa mâ shum jam tuj t’dishrumun,
Aq mâ shum jam n’nji rrenkim.

Shpesh kaloj andej kah shpia,
Si ishe msu në der me t’pa—
Kot genjehën mênt e mia,
Shkoj nji vjet qi jena da.

Kot un ty të sjell n’kujtime,
Kur n’mêndime bi e flêj;
Kot n’gjum sgjohem plot dishrime,
Se përpara ty nuk t’gjêj.

Ah, ça m’duhet mu djelmnia,
Kur un afër mâ nuk t’kam?!
Ah, le t’humbin ditt e mia,
Se pa ty, asgjâ nuk jam!

Pjesa e radhës
Të deshta