Të du

Të du, të du, të du!
Te du moj 'xhevahir;
Dhe n’kjoft q’un ty të du,
Të du me zêmër t’dlir.

Jo vetëm bukuriën
Në ty jam kah t’a du;
Dashtniën, dashtniën, dashtniën,
Moj shpirt jam kah t’a du.

Njyren s’jam kah t’a du,
As synin si ixhi,
Në ty un jam kah du:
At zêmër si flori.

Të du, të du, të du!
Ti, n’daç kurr mos më duj;
Un ty gjithmon do t’du,
Dashtniën nuk munt t’a shuj.

Gjithmon un ty do t’du!
Dhe n’kjoft qi mu m’largon,
Do t’thâm gjithnji të du,
Dhe n’kjoft se mu m’harron!

Të du, të du, të du,
Do t’thâm kudo q’un t’mbes;
Të du, të du, të du,
Do t’hâm dh’at ças qi t’vdes!

Pjesa e radhës
Perkujtim