Fjala ty dashtniën me t’a diftumun
Ish me kên nji sênt me pak rândsië,
Letra ka gjithmon me t’i kujtumun
Orat mâ të bukra, q’patme na n’t’rinië,
Mbasi fjala ik edhe harrohet
E n’kujtim fort rrall kjo kish me t’ra,
N’vênd qi shkrimi mbet e kurr nuk ndrrohet;
E në tê dashtniën e gjên, kur ke m’e pa,
Se me shkrim kurr fjala me u shumun s’ka,
Perkujtim
Pjesa e radhës
Hânes
Hil Mosi