Hânes

Tash n’ket koh qi gjithësia
Ra n’nji gjum të let me fjet,
Mu pshtjellu n’kujtime t’mia,
Ti po m’ndrit me rrexe t’zbet.

Nonse zbet të duket ngjyra,
N’bukurië t’gjith hyjt i shkon,
E njashtu edhe fytyra
Nji dashtnië të thell m’difton.

Ti shkon boten tuj shetitun
Me nji t’bukur madhënië,
Gjithkant rrexet tuj i qitun
Me nji t’madhe âmbelsië.

Dal ngadal moj hân e qetun,
Ti po shdukesh plot dashtnië;
Mu të mjerin po m’lên vetun,
Pa nji shpres e pa qetsië.

Pjesa e radhës
Ktheju!