Ktheju, ktheju persëri,
Plot me shpres e mallëngime!
Ktheju, ktheju, o dashtnië,
Prap në zêmren t’ime!
Ktheju, ktheju mos vonò,
Se me t’shpejt po shkon djelmnia!
Ktheju shpejt e m’i qetsò
T’gjith kto vojtje t’mia!
Ktheju, ktheju dhe nji her,
Se nji shpres per mu nuk mbeti!
Mêrre prap ket zêmer t’mjer!
Bâne prap per vëti!
Hil Mosi