Dal ngadal sikur âsht msumun
Dimni vien edhe ket her,
E ç’ka gjên shkon tuj shkretnumun…
Deri zêmren t’ême t’mjër.
Dal ngadal tek jan kah thahen
T’gjitha lulet plot me er,
Edhe zemrat t’ona ndahen,
E s’bashkohen kurrnji her.
Po, por lulet prap gjallohen,
Se njashtu e kan zakon;
Zêmrat vetem rrall bashkohen,
T’thame e t’dame rrin gjithmon!
Hil Mosi