Rrefim

(Mbas Heines)

Vehten thell un tuj e msumun,
Shof sa faje n’zêmer kam;
Zêmren t’ânde tuj kujtumun,
Shof q’i dêj per ty nuk jam.

Prandej pra jam kâh mundohem
Dashuniën un krejt t’a shuj,
Qi prej tejet un t’kujtohem
Krejt si t’ishe nji i huj.

Po mâ mir të mbes i vetem!
Po, le t’vuj, s’ashtu jam msu!
Mjaft qi gzushem un do t’mbetem,
Se dashtniën e paç s’i kru.

Pjesa e radhës
S'kam guxim