Të dejun dashtnijet

(Prej T. Körner).

Për ty, o vash kjo zêmra e ime
Me bes dashtnore rreh gjjthnji;
Veç ty gjithmon un t’kam n’kujtime,
Se shpresa e j’ême je t’gjith ti!

Kshtu êmni i yt të gjith shkëndia
Në zêmër t’ême mbrênd mbretnon,
E para mejet si hyria
E ytja ftyr, âsht kah m’ndritson.

Prej bulve t’njoma del dashtnia,
Të sajat lule s’din m’u tha!
Ti, vash, mbretnon nër ândrra t’mia
N’nji âmbëlsië, qi shoqe s’ka.

Ti krejt për vedi m’ke fitumun
Un zjarmin t’êm nuk munt t’a mbloj:
Me kângt e mia tuj këndumun
Un vetëm ty, o vash kujtoj.

Të kqyrnit t’ânt âsht krejt si qielli
E si parrîz parzmin e ke;
Me gjylfet t’uja krejt si dielli,
Se sa e kândshm’ e âmbël je!

Për ty nër gzim’ edhe n’mjerime
Kjo zêmër âsht kah rreh gjithnji,
Nji sênt dishron kjo zêmra e ime:
Ç’do ças do t’jet atje te ti.

Pjesa e radhës
Nji e këqyrun dashtnore