Nji e këqyrun dashtnore

Të dy vetëm u gjetme,
E na ndêjme krejt ngjet;
Në dashtnië na larg tretme,
E habit ç’do nesh mbet.

Kto dy zêmra u dogjne,
Me nji t’ndezun dishrim,
Kur syt t’u u përpoqne,
Me dy t’mit plot mallim.

N’at ças preu kuvêndimi—
Se ç’gëzim e knaqsië!
N’at ças vetëm veshtrimi
Ndêj e foli dashtnië.

Na mashtrojti habia,
E biseda shpejt mbet;
Kjoft bekumun dashtnia,
Sa me mall âsht kah flet!

Pjesa e radhës
Lotët e dashuniës