Faj asnji prej nesh nuk pati,
N’kjoft se lidhja mbet ksaj vjet;
Se për ne ashtu desht fati,
Plot dishir m’e shku ket jet.
Shkoj dhe koha e prêmtume,
Qi do t’lidhte mu e ty;
Zêmrat t’ona si t’dishrume,
Rrin sot t’dyja mallëngjy.
Shkoj kjo koh plot au shpresime
Për nji jet të fatbardhsiës!
E përcullne plot dishrime
Lotët t’on të dashuniës!
Hil Mosi