Të damunit

(Goethe)

Len qi syt t’thon lamtumir,
Mbasi goja s’ka guxim!
Ah durimi âsht i vshtir!
E un pra sot thirrem trim.

Mâ e keqe koh mos kjoft,
Qe dhe goja m’âsht e pît;
Der e puthna âsht e ftoft…
Dora e yte âsht e ngrit.

Sa perpara m’knaqte shqim
Nji e puthun dhân me t’shpejt!
Sa n’Marc vjollcat t’gjith blerim
Ne na i ndezshin zêmrat krejt —!

Por mbas tashit si i mjer,
Lule s’mbledhi mâ per ty!—
Nonse pra njitash âsht ver,
Vjesht më duket mu ner sy!

Pjesa e radhës
A të due?