A të due?

Shpesh gjëtht e barit tuj i kputun
Nër ta dashtniën e ke kërku,
Tuj ndêj me i pvet, si tuj u tutun:
A thu të du? A thu s’të du?!

Por gjëtht ti mâ, mos rri me pvetun,
S’ata t’a tresin mênden shqim,
E n’vênt t’dashtniës mundesh me gjetun
Nër ta nji t’gjegjun plot dyshim!—

Por pvet nji her ket zêmren t’ime,
Se kjo t’pergjegjet si dishron,
E shpirtin ty t’a mbush n’shpresime
Tuj t’thân: Të du, njashtu, si m’don!

Pjesa e radhës
Nâta e bukur