Prej ksaj shpië un po largohem,
Ku e dashtna mbrênd rri mbyll,
E me hap të shpejt thellohem
Nepër t’shkreten [1], t’shpeshten pyll;
Nepër pyll ndritson dhe hâna,
Fryn nji fllad plot âmbëlsim,
Edhe degt e pêmve t’tâna
I përkulen si n’derim!
Midis gjith këti flladimit,
N’ket nât veret t’kukur shqim,
Ktu midis të kti qetsimit
Shpirt’ i êm tek gjên defrim!
Prej kti vênd pushim ku gjeta
T’dashtnen t’ême un dishroj:
Nër njimî ksi nêtsh të qeta,
Veç nji nât me tê t’a gzoj!
Këtu fjala t’shkreten kuptohet pa kênt mbêndë. ↩︎
Hil Mosi