Kot un fjal jam tuj kerkumun
M’e tregu ket zjarmin t’im!
Ça s’m’ban goja me t’diftumun,
T’a tregoj veç me këndim.
Kânga vetem e tingllushme
Dashuniën t’gjith t’a tregon;
Ça msheh buza e dishrushme.
Vetem lodja t’a tregon.
T’gjith ket zjarm e kto dishrime,
Q’ûn në zêmer mbaj pa da;
M’i kupton veç zêmra e ime,
Qi në zêmer ndry më ka.
Hil Mosi