Dashtnië dyshimtare

Was suchst du mir dich zu verstecken!
Sei offen, flieh nicht meinen Blick!
Früh oder spät musst’ ich’s entdecken,
Und hier hast du dein Wort zurück.

Goethe.

Pse mu po m’lên n’dyshime?
Pse kaq e frigshme je,
Kur t’gjith ti n’dor e ke
Me m’mbushun plot shpresime?

Kjo zêmër ty nuk t’dhimet,
Qi n’ty âsht krejt përvlu?
Ti vetëm m’nji «të du»
Munt t’m’hjekish t’gjith dyshimet.

Pse mu kështu t’pa qetun
Për s’shpejtit don me m’lân?
Ti veç nji fjal me m’thân …
S’do t’m’vin keq q’mu m’lên vetun.

Pjesa e radhës
Dashtnia s'pvet kërkênt