Thonë se t’moçmit patne thân:
«Aj qi pvet, kurr s’ka me tret!»
E ket ves e xune t’tân,
Tuj e bâ si rregull n’jet.
Mbas ksaj fjalet bota krejt
Shkon sot tuj u regullu;
As nji pun s’e kryn me t’shpejt,—
Pa u pvet e pa u kshillu.
Fjala e moçme âsht e mir
Për nji pun qi don shum mênt;
Por po shtoj me zêmer t’dlir,
Se dashtnia s’pvet kërkênt.
Hil Mosi