T' Damunit

Lass mein Aug’ den Abschied sagen,
Den mein Mund nicht nehmen kann!
Schwer, wie schwer ist er zu tragen!
Und ich bin doch sonst ein Mann.

Goethe.

Për mu po ikun sot ditt e gëzimit …
Nji koh e bukur sot për mue po tret,
E ardhjen n’prêhen t’mallshëm t’qetësimit
Më duhet mu m’e pshtet—

Të knaqshmet ora shpejt do t’bin
n’pushime,
Kush’ di se kur për mu do t’kthejn për s’ri
Do t’kthejn, por vetëm plot me mall
n’kujtime,
Por n’mu, se kur, s’e di.

As syt e mi s’do t’ken se ku m’u gzumun,
Por veç me mall shpesh her do të dishrojn,
E ftyren t’ânde para tuj kujtumun,
Me lot at mall do t’shkojn.

Pjesa e radhës
Dashtnia n'kohë të damunit