Dashtnia n'kohë të damunit

Tash qi koha po hafrohet
Shoqishojt me j’u largu,
N’ty dashtnia mu po m’shtohet,
E mâ shum un jam kah t’du.

Deri tash kje veç si shkndia,
E s’m’u duk nj’e madhe gjâ…
Si ç’mos kurr sot dashunia
N’zêmër t’ême flak u bâ.

Pjesa e radhës
A thue me don?