Sa her vetvehten rri tuj pvetun,
Sa her mendoj: A thu më don?
E si anië pa vel kam mbetun,
Qi n’mes të dallgës s’di kah shkon.
Disa të parshme përkujtime,
Ato shpesh her jan kah m’gëzojn,
Por para sysh kam sa tregime,
Qi zêmren faret m’a helmojn.
Shum her më shkoj nër mênt e mia.
Q’un ty të pves: « A thu më don? »
Por veç mjerisht, se dashunia
Ç’do fjalë prej zêmret t’a shkurton.
Shum her prej syve; tuj t’shikjumun
Kam dasht m’e dit: A thu më don?
Por prap asgjâ nuk kam mësumun.
Edhe s’e di, a thu më don!
Hil Mosi