Nji veshtrim i âmbël lshumun,
O nji t’folun plot mallim,
Nuk mjafton për me m’gëzumun,
T’m’a paksoj t’gjith ket dëshprim
As nji fjal e zjart dashtnore
Nuk do t’kish për mu vieftsië,
Se nji zâ m’thot T’gjith ti bore,
Mâ për ty nuk ka dashtnië!
Zêmren kaq e kam t’plagumun,
Sa nji shpres nuk mbeti mâ —
Sa dhe t’kish me m’përqafumun,
Kish me kên për mu asgjâ.
Hil Mosi