Shko djelmnië!

Shko djelmnië e bje n’harrime…
Mbush me gzime dhe me zi,
Plot me shpres’ edhe dyshime…
Ik e shko, e m’lên n’qetsië!

Shko, e hiqu larg prej mejet!
Mjaft më mbushe plot dëshprim!
Zêmra ême larg prej tejet,
Mundet t’bâjn nji grim pushim.

Shko djelmnië, e vetëm ktheju,
Kur ky shpirt të gjêjn qetsië;
Veç ather për s’ri defreju
Pa dyshim e zi n’dashtnië!

Pjesa e radhës
Mi ded