Dedi mbar n’qetsië ka ra,
Zâ të gjall s’jam ka ndigjoj;
Zêmra mu qetsië nuk m’ka,
Bukuriën nuk jam kah gzoj.
Hâna ndrit plot bukurië,
Dedin tuj e ndritësu;
Ah, nji rrexe plot dashtnië
Do t’mjaftote dhe për mu,
Sulja ik po pa pushu,
Sikur t’ish dh’ajo n’defrim;
Ah, mjerim, se veç për mu,
Ktu nuk ka asnji ngushllim!
Dhe voztari tui vozit
Gzimin tui këndu difton;
Veç për ty, or nafakngrit:
Asht nji vaj, qi kurr s’mbaron.
Hil Mosi