Syt e dashtnores

(Th. Körner).

Sy të dashtun, lule t’shpirtit,
O inxhi t’dashtniës s’perjetshme!
Sy, o sy aq fort t’nderushem,
Ju, o hyj t’dashnores s’ême,
M’lêni q’un me kângt e mia
Bukuriën un ju t’j’a u - kndoj!

T’gjith ça jet të ket n’ket shekull
E mban shêjin e gjallimit—
Syt e bukur plot diftime,
Jo veç njeri edhe toka,
Por edhe dita edhe nâta
Me prêndveren syt i kan.

Thell në tok tek rrin të mshehun
Xhevahiret aq t’kushtushem
Si do sy me t’madhe vjeftje—
Drandofilet ka prêndvera
Sikur sŷ, kshtu dita diellin…
N’vênt qi nâta sy ka hyjt.

Por ju sy, aq fort t’nderushem,
Ju, o hyj t’dashtnores s’ême,
O inxhi t’dashtniës s’perjetshme!
Sy të dashtun, lule t’shpirtit,
N’bukurië ju t’gjith i shkoni,
Dahni n’shêj permî të gjith.

Aq t’kulluem s’jan xhevahiret,
Qi në dhe ata shëndrisin;
Gjith ashtu dhe drandofilet
E prêndvers nuk jan aq t’dashtna!
Dita e nâta kurr nuk çfaqin,
T’gjith at drit e at gjallim!

T’gjith ça n’jet âsht gjá fisnike,
Un j’a kndoj asaj në t’kqyrun…
T’gjith n’at jet ça âsht e mshehun
N’gzim e n’lott e saj t’permallshem
Mu kjarisht âsht kah më duket,
Me nji t’kândshem permallim.

Ju, o sy a s’j’a ndigjoni
Njiket t’lutun kti dashtnorit?!
«Ju t’gjith jeten mu t’më ndritni
Si dy hyj aq fort t’shkelxyshem,
Tuj me prû shpresime t’reja,
Tuj me prû gjallim ne shpirt!»

Pjesa e radhës
Kujtim lulesh