Kujtim lulesh

S’prite mir me dal prendvera:
Drandofile e filxigêna
Ti m’i çove per kujtim,
Bashk me sa sa lule tjera;
Por e njom nuk mbet asnjêna,
Se u thane plot mallim!

Un i ruj kto lule t’thata—
Tuj i pa këto kujtime
Nji mêndim po vjen me turr…
Gzohet prap kjo zêmer ngrata,
Se m’i dhae me kto dishrime:
Zêmrat t’ona s’thahen kurr!

Pjesa e radhës
Gjithnji t'kujtoj