Gjithnji t’kujtoj,
Kurr ty s’t’harroj!
Gjithmon ky shpirt t’kujton,
Se ç’se jem da,
Shpesh rri tuj kja,
Se zêmra ty t’dishron!
Kur naten n’ver
Qilloj ndo’ i her
Përmî t’arxhênt’ liqê
Un tuj vozit,
Kur jan tuj ndrit
Hân’ e hyj n’qiell, pa rê;
T’kujtoj prap ty,
Krejt mallëngjy,
Shpesh sulen tuj e ndal,
Qi kah kalon,
Nji viz lëshon
Përmi liqê pa val—
T’gjith âsht n’qetsië,
E plot dashtnië!
Bylbyli n’pyll këndon —
Un gzushëm s’jam,
Qetsië nuk kam,
Se zêmra ty t’dishron!
Hil Mosi