Shtrî përmi at shtroje t’qetun,
Rrin e bân nji t’shkurt pushim,
E me flok mi krah të tretun,
Tek âsht lshu n’nji t’hell vegim,
Un e shof at gjêndje t’rrallshme
M’nji veshtrim të shpejt qi qes,
Tuj u knaq m’at pamje t’mallshme,
Dh’un n’mendime t’thella tres.
Ah, sikur nër ne mendimet
T’u bashkoshin m’nji qellim!
Ah, ather edhe dyshimet
Do të kishin nji mbarim!
Hil Mosi