Nji rub të mndasht ti mu m’kushtove,
Mî t’cilen ti me dur të kândshme
Me mndashna êmnin t’êm e shkrove,
Si pêng miksijet aq t’përmallshme.
Tuj kqyr at shêj shpesh kam mendumun:
«Ça t’ap për tê, si pêng kujtimit,
Qi gjall të rrin për mê m’kujtumun?»
E s’di ça t’gjêj në vênt t’shperblimit —
Mêndo, shmëndo, n’funt e kam gjetun
At shêj qindis me t’ndîme t’mia,
Qi gjall gjithmon aj ka me t’mbetun—
Aj shêj, moj moter âsht «dashtnia».
Hil Mosi