Kujtim i Vjefshem

At shêj të vjefshëm qi m’dërgove.
Un t’ngîm nuk kam kah rri e shof!
Me tê ti zêmren pesh m’a çove,
Së n’tê un ty plotsisht të njof.

Sa her te ti më shkon mêndimi,
At shêj un rri m’nji tuj e pa;
E kaq i math âsht përmallimi,
Sa n’tê s’i Div je tuj m’u gja.

N’at shêj ti krejt e përftyrume —
Se sa e kândshme mbrênda je!
Aty n’at shêj e gjallësume,
Ti shpirt e zêmer —t’gjitha ke.

Aj i përmallshëm shêj dashtnije
Asht nji relik’ e shêjt për mu!
N’at tuf, e lidhun fije fije
T’shof ty n’nji mnyr, qi s’di m’e shkru—

Tuj pa at tuf aq t’përmallushme,
Në nji veshtrim të thell un mbes;
Edhe n’nji jet të pa-tregushme
Me mênt e zêmer shqimit tres.

Pjesa e radhës
Ah ku jamë?!