Ah ku jamë?!

Nessun maggior dolore, che ricordasi del tempo felice nella miserìa

Dante

Ah, ku jan ato defrime,
Q’i kam ndi m’aq knaqësië?
Sot, ku jan ato gëzime,
Sot, ku âsht ajo dashtnië?

Sot, ku jan dhe nett e qetta,
Koht e buk’ra q’i kem shku?
Sot, ku jan dhe kângt e leta
Qi aq âmbël i kem kndu?

Sot, ku âsht aj zâ i âmbel,
Qi m’a knaqte shpirtin t’im,
Qi tuj rjedh si mjalt e tâmbël
M’a largote çdo idhnim?

Sot, ku jan të buk’rat ândra
Qi më ndezshin plot dashtnië?
Sot u kthyne t’gjitha n’shgjândra,
Mu n’dyshime tuj më shtî.

Pjesa e radhës
Larg saj