Larg saj

Larg, plot vojtje e plot idhnime
Mu kjo jet âsht kah po m’shkon;
Pves vetvehten nër kujtime:
Kush e di, a thu ti m’don!

Larg ç’do gzimit nër kto dhena,
Zêmra afër ty t’dishron,
Por mjerisht shum larg na jena,
Kush e di, ti as s’m’kujton!

Gjith kto vasha syt tuj pamun,
Te ti mêndja m’fluturon;
Ti prej zêmret do t’m’kesh ndamun,
Se n’dashtnië të dyt jeton.

Por dhe n’kjoft se dashunia
N’zêmer t’ânde sa do vlon,
Mos harro kto fjalt e mia:
Aj qi t’desht, prap ty të don!

Pjesa e radhës
Hafrimi i të damunit