Na për t’shpejtit kem m’u damun,
Moj dashtnië!
Do t’dshrojn n’pak koh me t’pamun
Syt e mi.
Ti do t’gjindesh larg prej mejet
…
Por gjithmon me mênt ngiat tejet
Kam me kên.
Un do t’dal pe nga kujtimi,
Kur t’jem da;
Mu do t’m’djegun mallëngjimi
Ty me t’pa.
Shpejt ti ke për t’më harrumun
Moj dashtnië;
Ty me lot kan me t’kujtumun
Syt e mi.
Nuk do t’qeshin as prêndvera
Mâ për mu,
Se larg tejet koh të mjera
Kam për t’shku.
Ty un kurr e kurr kujtimit
S’do t’largoj;
Deri n’t’fundshmen koh t’jetimit
Do t’kujtoj.
Hil Mosi