Mallku e shue kjoft per jet dashtnia,
Kur t’jet e êndun plot me sa dyshime,
Se n’at gjâsent po birret krejt t’rinia
E shpesh do jetna korren plot shpresime!—
Prandej po flas kjarisht qi t’ndîjn djelmnia:
Dyshimet s’duhen kurr m’u pjek n’kujtime,
Por duhen shu, prej sish tuj dal pastria;
T’gjith jeta tui u kthye plot gëzime.
Por prap i mjer âsht aj, qi dashunia
J’a ka turbllu kujtimin plot dyshime,
S’ati në zi e n’helm i shkon t’rinia,
E jeta e ti i shkon të gjith n’idhnime
Kaq sa nji krym j’a grìn mushkniët e tia,
Der sa e lên ket bot, me plot disprime.
Hil Mosi