Shêj dashtnije

Zojushës Henriette Wenger.

Vash kaq e dashtun,
Qi m’kqyr me dashtnië,
Zêmren tuj m’djegun
Me shum knaqësië;

Syt të permallshëm
Në mu kur i lshon,
M’bâhet se Dushi (*)
Në zêmer m’zhgjeton.

(*) Don me thânë Amor.

Shpesh un i mjeri
Jam tuj të mendu,
Kshtu ti moj dashtnore
Do t’kesh nër mênd mu -

N’zêmer po digjem,
Kerkuj s’i diftoj;
Vetëm me t’kqyr’ na
Dashtniën t’a tregoj!

Pjesa e radhës
Lulja plot bukurië