Lulja plot bukurië

Kânga e begut të burgosun. (Prej Goethes).

Begu

Un njof nji lule bukurië
Qi n’zêmër m’ka plagosun;
Dishroj t’a kem ktu n’ket vetmië,
Ku un jam i burgosun;
Por ndry këtu n’ket burg të shkret,
S’munt t’dal at lule un m’e gjet,
Sikur i lir kur ishe.

N’ket t’naltin burg këtu un ndry
Po bâj nji jet mizore,
Se s’mundem t’shof asgjâ me sy
Prej ksaj të naelt dritore!
At lule n’kjoft se m’a bjen mu,
Kush do qi t’jet a trim a gru,
Ati i kjosha falun.

Drandofilja

Un drandofilja, plot me er
Rrânx burgut tuj lulzumun,
Po t’ndî ça thu, o beg i mjer,
Tî mu je tuj m’dishrumun;
T’i n’mênt e n’zêmër do t’a kesh
Atê qi n’lule âsht mbretnesh:
Të bukren drandofile.

Begu

Për ty un kam nji t’math nderim,
Moj lulja buzë qeshun,
Se ti e kuqe del n’lulzim,
Kur t’gjith n’blerim âsht veshun;
Por un te drejten m’e rrëfy:
N’kujtim e n’zêmer t’ême ndry
Un kam nji lule t’dashtun!

Zamaku

Un drandofilen plot me er
E njof, por âsht krenore,
E shpesh me ferra durt i a ther
Ndoj zêmërs q’âsht dashtnore;
Por shêmbëll plot me dashunië,
Kshtu bardh si un, të gjith pastrië,
Veç mejet s’gjên nji tjetër.

Begu

N’ç’do gjygj me marr e mu me m’thir,
E thoshe tash me vdekun:
Se n’zêmër t’ême jam i dlir,
Nonse jam ktu tuj hjekun!
Zamak i bardh, kur ty t’shikjoj,
Ndoj virgjin t’dlir nër mênt kujtoj;
Por un nji tjetër due!

Karajfili

Në kopsht të rojsit [1], plot madhnië
E er un jam kah çili;
N’mos ty, i ndershëm zotëni
Të shkon n’mênt karajfili?
Un jam i veshun plot me ngjyr,
Gjithmon i qeshun jam në ftyr,
Prandej më don t’gjith bota.

Begu

Un karajfil nuk di me t’shî,
Se n’ty rri ndry dashtnia,
Por n’fush nji tjetër lule ka,
Q’e kam n’kujtime t’mia;
Ajo, nji lule si e mjer,
Qi mshehun rri në bar të bler,
Asht vetëm lulja e ême!

Vjollca

Un n’bar të njom jam kah rri mshehun,
Mos mu je tuj m’kujtumun,
Nër t’gjitha lulet mu m’ke njoh
E t’ânden m’ke êmnumun?
Në kjoft se lulja e yte jam,
M’vjen keq qi un fuqi nuk kam
Me ardh te ti me t’knaqun!

Begu

Për vjollcen un kam mjaft dashtnië,
Se âsht nji lul’e ndershme;
Rri msheh plot er e pa krenië:
Ngushllim për zêmra t’mjershme!
Por lulja q’un kërkoj pa da,
Nër kta shkamîj të ksaj kala
Nuk mundet kurr m’u gjetun!

Por posht atje, ku rrjedh njaj krru,
Qi shkon tuj gurgullumun,
Rrin nusja e ême q’un e du
Ç’do ças mu tuj m’kujtumun!
Nji lule qiellit q’ajo e do,
Kur kput e i thot: «Mos me harro!» [2]
Ktu larg mu zêmra m’kputet.

Dhe larg dashtnia gjên tingillim
N’dy zêmra kur fort duhen,
Prandej dhe ktu në ket harrim
Të ndîmet s’munt t’më shuhen,
E kur atê qi zêmra do
Un e kujtoj, tham: «Mos m’harro!»
Ather më njallet jeta.


  1. Rojsi i burgut, ku âsht ndry begu. ↩︎

  2. Nji lule e vogël në ngjyrë të qiellit qi gjerman. i thonë «Vergiss mein nicht»; italisht non ti scordar di me! Greq. myosotis. ↩︎

Pjesa e radhës
Katër sênde